VIDEO | KINEMA | MUZIKE | RSS | SHEKULLI ONLINE | GAZETA SHEKULLI | Na kontaktoni KONTAKT


     

SHEKULLI VIDEO

Tiranë- Të paraburgosurit do të transportohen nga tuneli për në gjykatë (1)


TIRANË- Të paraburgosurit që ndodhen në qelit e institucionit të “Jordan Misja” që nga data 11 shtator do të kalojnë në gjykatë me anë të tunelit 20 m. Sipas burimeve zyrtare pranë gjykatës, mësohet se me përfundimin e punimeve të ndërtimit të godinës së cilësuar si “Pallati i Drejtësisë”, ku do të jenë të vendosur dy shkallët e Gjykatave të Krimeve të Rënda dhe Prokurorit pranë këtyre institucioneve, të paraburgosurit që do të gjykohen në këtë ndërtesë do të kalojnë në sallat të gjyqit me anë të tuneleve të ndërtuara nën tokë. Tunele këto që lidhin Gjykatën me paraburgimin “Jordan Misja” ku ndodhen thuajse të gjithë të paraburgosurit që gjykohen pranë këtyre dy shkallëve të gjyqësorit. Pritet që me datë 11 shtator kur do të hapen dyert e kësaj gjykatë të filloi punën edhe tuneli që lidh dy institucionet. Arsyeja sipas projektuesve të ndërtimit të këtij tuneli nën tokë, është shmangia e tyre nga rreziku i jashtëm.

Video nga Flamur Vezaj


1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars
Ne ngarkim ... Ne ngarkim ...
 
 

1 koment ne "Tiranë- Të paraburgosurit do të transportohen nga tuneli për në gjykatë"

  1. alfred kola alfred kola 04/09/2008 ne oren 4:16 am 1

    me duket se sali berisha po imiton kohen e dhe beqir ballukut kur eshte arrestuar por nuk i shkon per shtat berishes per mendimin tim berisha duhet te sjell ne krye te istitucionit prokuroret e diktatures ato qe jan gjall


Komenti Juaj