VIDEO | KINEMA | MUZIKE | RSS | SHEKULLI ONLINE | GAZETA SHEKULLI | Na kontaktoni KONTAKT


     

SHEKULLI VIDEO

Tiranë- Radhë të gjatë në prokurori, për kallëzime të pronave (0)


TIRANË- Fluks kallëzimesh në prokurori për abuzimet e pronave në Farkë, Dajt dhe Petrelë. Prej tre ditësh pranë zyrave të Prokurorisë së kryeqytetit janë deponuar një numër i madh kallëzimesh nga banor të komunës Farkë, Dajti dhe Petrelë, të cilët denoncojnë abuzimin e zyrtarëve të komunës së tyre për tjetërsim prone. Sipas zyrës së pranimit të këtyre kallëzimeve në prokurori, janë deponuar për tre ditë rreth 20 kallëzime, shkak i rritjes së numrit të këtyre kallëzimeve është bërë denoncimi në media të abuzime në këto komuna nga zyrtarët e këtyre tre komunave. Sipas prokurorisë, hetimet për këto raste po vazhdojnë dhe pritet që brenda këtyre ditëve të arrestohen 11 zyrtarë të këtyre tre komunave, që janë identifikuar si përgjegjës për abuzimin me pronat në këto komuna.

Video nga Flamur Vezaj


1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars
Ne ngarkim ... Ne ngarkim ...
 
 

Komenti Juaj