VIDEO | KINEMA | MUZIKE |
RSS | SHEKULLI ONLINE | GAZETA SHEKULLI
|
KONTAKT
Tiranë- Gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda më 11 shtator në një ndërtesë të re (1)TIRANË- Me datë 11 shtator, gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit pranë Krimeve të Rënda si dhe prokurorit e dy këtyre gjykatave më datë 11 shtator do të vendosen në një ndërtesë, të quajtur “Pallati i Drejtësisë”. Investimet për ndërtimin dhe ngritjen e kësaj gjykate kanë financuar Bashkimi Evropian me një shumë prej 5 milion euro në kuadrin e Planit Kombëtar të Veprimit CARDS në vitin 2003. Gjykata e re ndodhet pak metra nga vendndodhja e paraburgimit 313, në zonën periferike të Tiranës. Ngritja e kësaj godine ka ardhur për shkak të ankesave nga ana e zyrtarëve të gjykatave në lidhje me mungesën e hapësirës në gjykatat ekzistuese. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ndodhet në fjetoren e ish-repartit të forcave të RENEA-së të sajuar si gjykatë, ku pas datës 11 shtator do të vendosen gjyqtarët penalist të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda është akomoduar në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës. Gjithashtu, në këtë ndërtesë të re do të jenë edhe prokurorët e dy prokurorive të cilët deri tani ishin ambientuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Mësohet se godina e re është ndërtuar në bazë të standardeve të BE-së. |
VIDEO
(0)
1 koment ne "Tiranë- Gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda më 11 shtator në një ndërtesë të re"
Shume ndertese e bukur qenka. Me behet shume qejfi kur shikoj ndertesa te tilla duke u ndertuar ne Shqiperi, tamam si kudo ne Evropen perendimore.
Duhet ndertuar edhe nje kryeministri e re. Ajo qe eshte aktual eshte skandal.
Kryeministri e re me nje kryeminister te ri.
Komenti Juaj