VIDEO | KINEMA | MUZIKE | RSS | SHEKULLI ONLINE | GAZETA SHEKULLI | Na kontaktoni KONTAKT


     

SHEKULLI VIDEO

Tiranë-Vuajtja e gjyshes, personifikim i nje brezi të tërë të moshuarish (16)


Fenomen gjithmonë e më shqetësues. Mund të cilësohet si plaga e re e shoqërisë shqiptare. Shumë persona të moshuar, si kjo gjyshe, që shikoni në video, dalin të kërkojnë bukën e gojës, duke lypur nëpër bare, rrugë, në kërkim të mbijetesës. Në Tiranë janë të paktën 30 të moshuar, pjesa dërrmuese, femra, që përpiqen rë nxjerrin kafshatën e gojës në këtë formë. Një pjesë tjetër, duke mos përtypur dot lypjen si fenomen denigrues, përpiqen ta nxjerrin ditën, duke shitur lule, gazeta, apo edhe paketa

Video nga Dritan Laci


1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars
Ne ngarkim ... Ne ngarkim ...
 
 

16 komente ne "Tiranë-Vuajtja e gjyshes, personifikim i nje brezi të tërë të moshuarish"

  1. Hashimi Hashimi 20/08/2008 ne oren 1:03 pm 1

    Shumë tragjike, nje gjë tillë në një vend ku morali i familjes është shumë i lartë dhe të lejohet ky FENOMEN nuk mund ta kuptoj. Ku janë udh¨heqësit tanë? Para nja 28 vjetëve e kam ndegjuar nje të thenun nga Leci humoristi nga Kosova ku thoshte”ndonjërit nga kriza i dhem kërthiza e tjetri nga kriza pasurohet sepse mbledh shumë deviza”, paj mendoni tash. Shpresoj qe dikuah do ta ngren zërin dhe këtyre të gjorëve do tju ndihmoj.

  2. edmond edmond 20/08/2008 ne oren 2:43 pm 2

    hellooooooooooo

  3. irfani irfani 21/08/2008 ne oren 5:43 am 3

    Nuk e di Hashim a eshte ne shkallen qe ti po e qune morali ne vendin tone po te ishte nuk e besoi qe kjo plake apo gjyshe e shtyre kaq ne moshe te dilte dhe te kerkonte lemoshe,diku kam lexuar qe ne kete moshe krejt qka kerkojn keto plaka ose pleq eshte qe te shetisin niperit ose mbesat e tyre dhe te merren me deshirat e tyre ne vendin tone ne vendin e ‘MORALIT TE LARTE’ te lejohet kjo gjyshe qe te merren me sigurimin e mjeteve per nje jete per pasardhesit e saj eshte nje absurd ne vete e ne vendin tone ka shum te tille me falni per mos respektim te shenjave te pikesimit mirpo kjo qe pashe me ka prek shum prandoj nuk mujta te jem i kujdesshem ne respektimin e shenjave te pikesimit dhash zoti e qeverite tona te i shohin keta te varfer qe po bredhin rrugeve,po veshtire te shihen nga vetura e tyre super luksoze nga te cilat doren ne zemer eshte veshitire te shihet se qndodh jasht. Irfani

  4. Mehdi Shkreli Mehdi Shkreli 23/08/2008 ne oren 9:11 am 4

    Gjyshja e gjyshi janë dashuria e një familje.

    Familja shqiptare ka pasur kudoherë ne gjirin e saj një pasuri shumë të madhe .gjyshen e gjyshin. Kanë qenë kurdoherë gjyshja e gjyshi që kanë mbajtur të bashkuar familjen, vllezërit e motrat, nuset e kunetërit, nipat e mbesat dhe tërë farefisin. Gjyshja e gjyshi kanë kultivuar në familje e në brezat e rinj dashurinë e respektin, mirëkuptimin e faljen , krenarinë dhe atdhedashurinë, e shumë e shume vlera njerëzore e civile.
    Mjerisht gabimet e bëra nga klasa politike shqiptare në drejtimin e vendit si dhe pabarazia që lindi në vitet e fundit si rezultat i shpërndarjes të padrejtë dhe grabitjes të pasurisë kombëtare të krijuar e të trashëguar nga brezat, kanë flakur në mes të rrugës një brez të tërë të popullësisë shqiptare. Kudo në Shqipërinë e sotme ka shumë gjyshe e gjysha të braktisur, larg fëmijve dhe nipave e mbesave dhe që në heshtje durojnë skamjen e urinë. Shteti ynë i ri demokratik duhet të korigjojë sa më shpejt gabimet e bëra ndaj një brezi të tërë të cilëve deri tani u ka dhënë “vetëm letra pavlerë” dhe urinë për punën e bërë gjatë një gjysmë shekulli.
    Shteti shqiptar duhet të rrisë e të rregullojë menjëherë nivelin e pensioneve minimale si në fshat ashtu edhe në qytet e të mbulojë me asistencën e duhur kategoritë e njerëzve me të ardhura të pamjaftueshme për të jetuar.
    Kapitalizmi me rritjen e përditëshme të inflacionit ( inflacioni real vjetor në botën e sotme është rreth 11 %) dhe të kostos të jetesës, çdo ditë do të çojë në mes të rrugës gjyshet e gjyshat tonë të dashur që nuk janë të mbuluar nga pensionet në nivelet e duhura dhe që rivlerësohen me
    inflacionin.

    Mehdi Shkreli
    Itali.

  5. gezim rama gezim rama 25/08/2008 ne oren 10:50 am 5

    Nje filmim mallengjyes dhe rrenqethes dhe qe nuk justifikohet dhe me fjalet me te bukura qe mund te ekzistojne,cdo gje mund te mendohej dhe mund te enderrohej por nje situate e tille eshte e pa pranushme dhe e pa lejushme per karakterin tone si popull me ndjeja dhe emocione te larta. Te shikojme te pleqte tane ne menyre te ulet dhe veshtiresi jetese ku bejne stermundime per te ncjerre buken e gojes, nuk na nderon si komb nuk nderon shoqerine tone te re e cila nga dita ne dite po humb vlerat e saj.Pleqte dhe plakat kane pasur gjithmone vendet e nderit ne familje dhe shoqeri ku ishin te respektuar dhe te nderuar.Duhet te denojme veten qe situata te tilla po shtohen nga dita ne dite,theme veten sepse gjithkush nga ne nuk ben nje pune te mjaftueshme per te ndryshuar kete sistem te kalbur qe kalbezon dhe ne si njerez.

  6. Andrea Andrea 26/08/2008 ne oren 3:36 am 6

    Ndjej dhimbje ndersa lexoj mbi fatkeqesine e nje brezi. Po aq edhe deshire per te ndihmuar, por e kuptoj se ky brez ka nevoje per nje ndihme ndryshe, qe i siguron njehere e mire jetesen dhe jeten. Lemosha e dhene nuk eshte zgjidhje apo gezim i vogel per ta. Ata kane nevoje per me shume, qe gezimi dhe buzeqeshja tu transmetohet me te vegjelve niper e mbesa, dhe qe prej fytyrave te tyre te gezojne shpirtin e gjysherve dhe gjysheve.
    Sa shtrenjte po e paguajne gjithe ato mundime e sakrifica per te ndertuar Shqiperine!
    Sa keq dhe mizore po sillen me kete brez edhe pushtetaret qe prej 18 vjetesh!
    Besoj se ish ambasadori amerikan Rajerson qe kete brez e donte ne litar, eshte i kenaqur qe amanetet e lena ju bene realitet.
    Kohe te veshtira po kalojme, pas ketij brezi po vjen rradha e jone, e indiferenteve karshi fatkeqesive qe pllakosen Shqiperine dhe shumicen e shqiptareve.

  7. fatmiri fatmiri 26/08/2008 ne oren 3:49 am 7

    E çfare te komentosh! Te gjithe shkruajme e komentojme e jeta eshte bere me mizerje. Ne kete sistem qe u ndertua ne Shqiperi nga maskarenjte nuk ka me zgjidhje. Mua me vjen keq dhe per ata intelektuale shqiptare qe kane mbaruar si njerez e nuk ndihen . Kaq te pafuqishem paskan qene?! Te shikosh Nenen, Babain rrugeve per nje cope buke nuk ka ndodhur as ne kohet me te veshtira. Perse na duhet kjo lloj demokracie! Kur njerzeve u ka mbaruar shpirti dhe nuk duan me te shikojne njeri tjetrin me sy, ç’ngelet. Nashti jane kthyer grate e vrasin burrat. Ne jemi nepragun e falimentimit si komb.Kombi nga gjuha dhe traditat dallohet, pa njerez ka ne gjithe rruzulin toksor. Tradita s’ka me, kombi po mbaron. U rruashin leksionet inteligjences shqiptare.Ata bejne leksione per boten , por jo per njerzit e tyre. Ne, me sa shikoj une , na duhet nje diktature me e forte se ajo e hitlerit, por kjo me shume per gjithe ata qe kane pushtetin, servilat e tyre, intelektualet shqiptare qe nuk mblidhen dhe te rrezojne pushtetin dhe te vendosin demokracine si ne te gjitha vendet e tjera.Fatkeqesi shqiptare. Cdo fillim e ka nje fund, dhe ai qe i bie te mires me shqelm e peson.Nuk mban njeri asnje pergjegjesi. Ne diktature ishim por per nje probeleme do e zgjidhje ne nje forum e jo keshtu han pa porta fare. Cfare ndryshimi ka shoqeria njerzore nga tufat e bagetive?! Edhe ato e kane nje çoban qe i kullot e i ruan nga grabitqaret dhe u çfrytezon mishin, qumeshtin, leshin dhe bajgat.

  8. taqi taqi 28/08/2008 ne oren 10:36 am 8

    o po e kini ne terezi juve,nena e kishte shpine ne qafa e lemsheve pa vajtur ne shpine e Taqke Peshtymes

  9. loriana loriana 28/08/2008 ne oren 7:33 pm 9

    sa gjunah per kete plake me kujton gjushen time kan vuajtur shume sidomos pleqte ne shqiperi o zot….

  10. Enea Mushi Enea Mushi 28/08/2008 ne oren 10:15 pm 10

    ku jane femijte, ku eshte fare fisi, ku eshte shteti???????? qeverija flet per shtet, shtet do te thote te kujdeses per me te dobtit, jetimet, uriturit, te pastrehet, varfanjket, dhe te semuret. Kjo qeveri po e kthejne shqiperine ne rumani.

  11. flora flora 29/08/2008 ne oren 10:54 am 11

    jane bere te gjithe per vete tani nuk plasin se kush jeni.nuk duan me dit. sidomos per pleqt,nuk e dine se ato do te plaken dhe vete ,nuk ngel per here i ri.me vje gjunah per kete

  12. Keti Keti 29/08/2008 ne oren 1:45 pm 12

    car shteti e car qeveri le te punonte plaka e dinte qe 1 dite kiste dite me shi, dhe ne fund te fundit po spati lipsa dhe te pasur car kuptim ka .Qani hallet e te riut

  13. flora flora 29/08/2008 ne oren 6:13 pm 13

    e drejt eshte

  14. ela ela 30/08/2008 ne oren 3:21 am 14

    o e marrte lumi kete vend thuaj

  15. MONDI MONDI 31/08/2008 ne oren 7:17 am 15

    SKA KOMENT PER KTO FILMIME QE SHOHIM…DHE KRIMINELIT I MBUSHEN SYTE ME LOT KUR SHEH NJE PLAKE TE TILLE QE JETA E KA HEDHUR NE RRUGE
    …NE QE I BEJME QEFIN VETES DUKE THENE QE JEMI ME BUJARET DHE ME ZEMERGJERET NE BOTE……….O ZOT KU JEMI KATANDIS…….MOS HARRONI SE KJO PLAKE NUK ESHTE ARIXHESHKE PO I PLAKE TIRONE………LENI QEVERINE NE KTO DEBATE…..PO KAPNI FEMIJEN E KSAJ PLAKE DHE VEJENI NE LITARE ………TJETER SKAM CTE THEM PASI JAM LARG DHE KET PLAKEN SMND TA NDIHMOJ DOT …..I KAM MBUSH SYTE ME LOT DHE E KAM VESHTIRE TE SHKRUAJ………JU QE JENUI NE TIRONE MUNDOHUNI ME NDONJE STRUKTURE JQV TA NDIHMONI KET DHE GJITHE PLEQT QE KANE NEVOJE…………….JU LUTEM SHUME TE GJITHEVE ……………….

  16. susy susy 31/08/2008 ne oren 11:21 am 16

    me vjen shume keq.


Komenti Juaj