VIDEO | KINEMA | MUZIKE |
RSS | SHEKULLI ONLINE | GAZETA SHEKULLI
|
KONTAKT
Rrëshqitja e dheut, ka prishur një pjesë të rrugës Kukës – Morinë (3)KUKËS- Punëtorët e firmave që po kryejnë punime në segmentin rrugor Kukës – Morinë janë përballur me probleme serioze të rrezikut të jetëve të tyre, pasi punimet e kryera për ndërtimin e urave kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut. Rruga ekzistuese nga Kukësi në Morinë, në pjesën e uzinës siç njihet nga banorët e zonës ka pësuar dëmtime të rënda të rrëshqitjes së dheut që ka dëmtuar një pjesë prej 20 metra të rrugës. Ky dëmtim i kësaj pjese të rrugës, rrezikon çdo ditë kalimtarët e këtij segmenti rrugor, të cilët lëvizin nga Kukësi për në Morinë apo anasjelltas. Sipas banorëve të zonës, rruga është prishur nga gërmimet e eskavatorëve të kompanive që po ndërtojnë rrugën, duke i ndërtuar këmbëzat e urave që do të ndërtohen për autostradën e kësaj rruge. Mësohet se disa herë rrëshqitja e dheut është bërë shkak që firmat që punojnë për ndërtimin e kësaj rruge të ndërpresin punimet për shkak të rrezikut të jetëve të tyre. Video nga Flamur Vezaj |
VIDEO
(0)
3 komente ne "Rrëshqitja e dheut, ka prishur një pjesë të rrugës Kukës – Morinë"
ç’far rrace firmash jane ne punimet per autostraden?atehere kush ka fituar tenderin dhe nuk respekton kohen dhe projektin,eshte shume e thjesht i behet padi ne gjyqe per demet qe u ka sjelle banoreve.
epo ka patur kosto te vogel deri tani 450 miljon euro prandaj duhen dhe disa miljona euro qe te vidhen qe te zbatohet projekti ,po ku i kan syt more inxhinjerat dhe zbatuesit e projektit a bejn matjet a kan njohuri per token cfar shtresash ka sa duhet te jen kembet e urave apo matjet sizmike te tokes dhe sa duhet te jet levizja minimale dhe maksimale e tokes ne ate segment rruge,po cflasim kot se na doli goja mbas veshi po ku pyet korrupsioni per per zbatim rregullash rregulli i vetem i tyre eshte dollari ,te gjobitet firma dhe te shpejtojn punimet ,apo smund ta bej ket Berisha se ja kan mbyll gojen me topa dollaresh ,turp per te gjith se vetem kur FMN ja beri te ditur shumen e arritur per rrugen u prononcua per mediat kryeministri por tha e dim ka arrit kosto te madhe por duron populli edhe pak se vetem majen ju kam fut se kur ti hin edhe shpatullat ather ngrihen ne protesta turp turp turp
duket si vend i braktisur dhe jo si kantier pune!!!!! ku eshte kontabiliteti????
Komenti Juaj